Me keqardhje dhe shqetësim po shohim se si Maqedonia po rrëshqet në krizë të thellë politike. Kriza, kërkon të kyçen të gjithë palët dhe të tregojnë respekt për principet e demokracisë, ligjshmërisë dhe sundimit të drejtësisë, ka bërë të ditur Ministria e Punëve të Jashtme e Greqisë, transmeton SHENJA.
“Respekt- siç kemi kërkuar me vite për kulturën e kompromisit dhe konsensusit. Në mungesë të këtyre principeve, po krijohen qorr-sokak dhe situata shpërthyese, thuhet në kumtesë.
MPJ e Greqisë shtonë se “Greqia, i cila gjatë kohe e përkrah principin e mos përzierjes në punët e brendshme të fqinjëve, është e gatshme, nëse kërkohet nga ajo, të kontribuoj për deeskalimin e krizave në bazë të principeve të drejtës ndërkombëtare dhe respektimin e pavarësisë, integritetit territorial dhe sovranitet të Maqedonisë”, thuhet në reagim. /SHENJA/