Me rastin e paralajmërimit për hapjen e një shoqate të re civile në Ohër, si dhe thirrjeve publike për të shprehur protestë kundër saj, Ministria e Punëve të Jashtme apelon tek të gjithë qytetarët, grupet politike dhe jopolitike për sjellje të matur dhe dinjitoze, bazuar në respektimin e ligjit ndaj të gjithë qytetarëve, pavarësisht nga përkatësia etnike, për të ushtruar lirinë e tyre të garantuar me kushtetutë dhe shprehjen e lirë të mendimit të tyre.
“Maqedonia e Veriut, si vend demokratik në të cilin liritë dhe të drejtat e njeriut dhe qytetarit janë ngritur në nivelin e vlerës themelore të Kushtetutës dhe të shtetësisë, do të vazhdojë të mbrojë të drejtën e të gjithë qytetarëve dhe komuniteteve për t’u shprehur, kujdesur dhe zhvilluar identitetin e tyre etnik, kulturor, gjuhësor dhe fetar, si dhe lirinë e besimit, ndërgjegjes, mendimit dhe shprehjes publike të mendimit”, citon MPJ-ja.
Ministria kërkon nga të gjitha palët e interesuara që të përmbahen nga përpjekjet për keqpërdorim të të drejtave dhe lirive të tyre, veçanërisht të shmangin përdorimin e provokimeve dhe mohimin e të drejtave dhe lirive të të tjerëve.