Tridhjetë shtetas të huaj, funksionarë të dikurshë dhe aktaul nga BE-ja dhe NATO-ja, burrështetas, diplomatë dhe miq të RMV-së dhe rajonit do të marrin mirënjohje nga Ministri I Jashtëm Bujar Osmani, me rastin e jubileut 30-vjeçar të pavarësisë së vendit.
Sipas MPJ-së, ky akt është një mirënjohje simbolike për gjurmët e lëna në konsolidimin e mëvetësisë së vendit, mbështetjes dhe ndihmës në rrumbullaksimin e perspektivës euroatlantike, si dhe përforcimin e kohezionit multietnik, multikulturor dhe multikonfesional të vendit dhe shoqërisë sonë.
“Tridhjetë vite më vonë, RMV-ja ka një të ardhme të parashikueshme, si vend anëtar i mekanizmave kyç perëndimor të integrimit por edhe parashikueshmëri politike dhe stabilitet ekonomik. Merita më e madhe, padyshim se është e qytetarëve, por mbështetja e miqve nëpër botë gjithashtu ka një rëndësi të madhe në realizimin e këtyre ambicjeve” – thonë nga MPJ-ja.
Në vazhdim lista e personave që do t`u ndahet mirënjohje;
Robert Badinter – Kryetar I Komisionit Arbitrar të Konferencës së Paqës për Jugosllavinë
Lorens Batler – Ambasador I SHBA-së (2002 – 2005)
Erhard Busek – Koordinatori I posacëm për Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore (2002 – 2008)
Maks Van der Shtul – Komisioneri I lartë për pakica kombëtare të OSBE-së (1993 – 2001) – postmortum
Sir Barni Vajt Spunger – Gjnerel britanik dhe Komandant I NATO-s në vendin tonë (2001) dhe anëtar I Grupit të Ohrit.
Zhelju Zhelev – Presidenti I Bullgarisë (1990 – 1997) – postmortum
Klaus Kinkel – Ministër I Jashtëm I Gjermanisë (1992 – 1998) – postmortum
Nikos Koxijas – Ministër I Jashtëm I Greqisë (2015 – 2018)
Alen Le Roa – Përfaqësues I posacëm I BE-së (2001 – 2002) dhe anëtar I Grupit të Ohrit
Shtefan Lene – Drejtor I Drejtoratit për Ballkan, Evrooën Lindore dhe Azinë Qendrore në Sekretariatin e Përgjithshëm të Këshillit të BE-së (2002 – 2008)
Ana Lind – Ministre e Jashtme e Suedisë dhe Kryesuese me Këshillin e Evropës (2001) – postmortum
Tadeush Mazovjecki – Raportues special I Komisionit për të Drejta të Njeriut të OKB-së – postmortum
Xhon Mekejn – Senator amerikan – postmortum
Metju Nimic – Përfaqësues personal I Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së (1999 – 2019)
Lord Paten – Komisar evropian për punë të jashtme (1999 – 2004)
Xhejms Perdju – Përfaqësues I SHBA-së në vendin tonë (2001) – postmortum
Rajnhard Pribe – Drejtor për Ballkanin Perëndimor në Sekretariatin e Përgjithshëm për Punë të Jashtme (2001 – 2004) dhe për zgjerim (2005 – 2006) të BE-së.
Romano Prodi – Ish Kryeministër I Italisë dhe President I KE-së (1999 – 2004)
Kondoliza Rajs – Sekretar Shtetëror I SHBA-së (2005 – 2009)
Oli Ren – Komisioner Evropian për zgjerimin (2004 – 2010)
Lord Robertson – Sekretar I Përgjithshëm I NATO-s (1999 – 2004) dhe Kryesues I Grupit të Ohrit.
Daniel Server – Profesor Universitar
Dejvid Slin – ish-Diplomat britanik
Havier Solana – Përfaqësues I Lartë I BE-së për politikë të jashtme dhe të sigurisë (1999 – 2009) dhe anëtar I Grupit të Ohrit
Zhan Fransoa Teral – Ambasador I Francës (2000 – 2003)
Piter Fejt – Përfaqësues personal I Sekretarit të Përgjithshëm të NATO-s (2001)
Ervan Fuere – Përfaqësues I posacëm I BE-së dhe Shef I Delegacionit të KE-së (2005 – 2011)
Kristofer Hil – Ambasador I SHBA-së (1996 – 1999)
Ricard Holbruk – Ndihmës Sekretar Shtetër I SHBA-ve për cështje të Evropës dhe Kanadasë (1994 – 1996) – postmortum
Hikmet Cetin – Ministër I Jashtëm I Turqisë (1991 – 1997)
Hans Lotar Shtepan – Historian dhe Ambasador I gjermanisë (1993 – 1997) – postmortum.