“Tek disa shqiptarë më shumë ndikuan emocionet dhe filluan të votojnë për LSDM-në duke u besuar gënjeshtrave dhe manipulimeve të saj. Si rezultat i kësaj, ata fituan një pjesë të votave shqiptare. Ndoshta 10 deri 15 mijë vota. Ndërkaq votat tjera të shqiptarëve ishin si pasojë e asaj që është punuar në terren nga fshati në fshati, nga hoxha në hoxhë”, tha Gruevski.
Sipas Gruevskit, nga numri i përgjithshëm i votave shqiptare që LSDM-ja i fitoi në zgjedhjet e parakohshme parlamentare, 10 deri 15 mijë vota ranë pre e manipulimeve dhe e gënjeshtrave të LSDM-së.