Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se të shtunën (06.04.2024), në periudhën nga ora 08:00 deri në ora 15:00, do të organizohet fotografim për nxjerrje të dokumenteve personale pa termin për personat që kanë mbushur 18 vjet, e që nuk kanë asnjë dokument biometrik, as letërnjoftim, as pasaportë.
Nga MPB thonë se kjo po bëhet me qëllim që këtyre qytetarëve, në kohë t’u mundësohet e drejta e votës.
“Ftojmë qytetarët që kanë mbushur moshën 18 vjeç dhe nuk kanë asnjë dokument biometrik të vijnë të shtunën në zyrat rajonale të çështjeve administrative në të gjithë vendin.
closevolume_off
Kjo në mënyrë që të fotografohen dhe në kohë tu përpunohen dokumentet personale në mënyrë që të mund të ushtrojnë të drejtën e tyre të votës në zgjedhjet e ardhshme”, thonë nga MPB.