Në Ministrinë e Punëve të Brendshme sot do të mbahet brifing për aktivitetet e Nismës rajonale për azil, refugjatë dhe migrim – MARRI.
Në takim pritet të marrin pjesë përfaqësues nga trupi diplomatik, organizatat ndërkombëtare prezentë në Maqedoni, si dhe nga institucionet të cilat kanë ingerenca në fushën e migrimeve.
Është paraparë fjalim i ministrit të Punëve të Brendshme, Agim Nuhiu dhe drejtorit të Qendrës rajonale MARRI, ambasadores Tamara Mugosha.