Përshkak se morri pjesë në natën e përgjakshme dhe të dhunshme në Kuvendin e Maqedonisë me 27 prill, Ministria e Brendshme shkarkon Alen Zekirov.
Zekirov ishte ish-truproja personale i Sasho Mijalkov, për të cilin tri ditë më parë u morrë vendimin e shkarkimit nga DSK-ja, ku nga viti 2015 ai punoi si kryeinspektor në sektorin e antiterrorizmit, përcjell Antpress.
“Pas procedurës për përcaktimin e përgjegjësisë disiplinore për shkelje të rendit të punës dhe disiplinës, në propozimin e Komisionit për vendosjen e përgjegjësisë disiplinore të sigurisë dhe kundërzbulimit, nga Ministri i Punëve të Brendshme është sjellë vendimi me të cilën A.Z. i është anuluar kontrata e punës në Ministrinë e Brendshme”, thanë nga Ministria e Brendshme.
MPB-ja zyrtarisht nuk e përcakton 27 prillin si një arsye për ndërprerjen e kontratës, por disa video e dëshmojnë praninë e Zekirovit në Kuvend.