Ministria e Punëve të Brendshme e ka publikuar tekstin e ndryshimeve të ligjit për ndjekjen e komunikimeve. Me ligjin e propozuar, thuhet në ndryshimet ligjore, kryhet realizim i rekomandimeve të grupeve të lartë për çështje sistematike nga sundimi i ligjit në lidhje me ndjekjen e komunikimeve, ndërkaq me atë edhe avancohen zgjidhjet ligjore, me qëllim të implementimit të tyre praktik, njofton Portalb.mk.
“Propozim-ligji për ndryshim dhe plotësim të ligjit për komunikime elektronike bazohet në parimin për mbrojtje të integritetit moral dhe të respektimit të lirive dhe të drejtave të njeriut të përcaktuara me Kushtetutë, ligj dhe me marrëveshjet e ratifikuara ndërkombëtare”, thuhet në sqarimin e ligjit.
Me miratimin e propozim – ligjit, thuhet në ligj, do të tejkalohen problemet e detektuara në fushën e ndjekjes së komunikimeve dhe do të mundësohet implementim praktik. Në atë drejtim është edhe fshirja e nëntit 175 të ligjit për ndjekjen e komunikimeve, në të cilën shkruhet detyra që operatorët duhet t’i sigurojnë të gjitha mjetet teknike për të mundësuar ndjekje të komunikimeve në rrjetet e tyre, në pajtueshmëri me ligjet për komunikime elektronike.
Sqarim ligjor të ndryshimeve të propozuara:
“Me nenet 1 dhe 2 të propozim-ligjit ndryshohen nenet 168 në paragrafin (2) dhe 169 në paragrafin 1 nga ligji për komunikime elektronike të cilat çojnë te neni 175. Me nenin 3 fshihet neni 175 nga ligji, për shkak të specifikimit të mëtutjeshëm nëpërmjet integrimit në tekstin për ligjin për ndjekjen e komunikimeve. Në fakt, me ndryshimet dhe plotësimet të cilat janë të përfshira në tre nenet nga ky propozim-tekst të ligjit kryhet harmonizimi i plotë mes dispozitave nga ky ligj me ligjin për ndjekje të komunikimeve.
Me nenin 4 fshihen gjobat e parapara për kryerjen e shkeljeve të ligjit nga ana e personit juridik ose tregtarit individual të cilat dalin nga obligimet e konstatuara në nenin 175.
Me nenin 5 përcaktohet vonesa e zbatimit të dispozitave nga ky propozim – ligj për ndryshime dhe plotësime të ligjit për komunikime elektronike, për shkak të sigurimit të kontinuitetit të dispozitave ligjore të cilat përfshihen në akte të ndryshme ligjore, ndërkaq aplikimi i të cilave kushtëzohet me fillimin e zbatimit të ligjit për ndjekje të komunikimeve, më së voni deri më 1 nëntor të vitit 2018.
Me nenin 6 përcaktohet hyrja në fuqi e ligjit”.