Ministria e Punëve të Brendshme nuk do të tolerojë asnjë incident gjatë procesit zgjedhor dhe i dënon ashpër të gjitha format e dhunës, deklaroi sot zëdhënësi i MPB-, Toni Angelovski
Ai informoi për incidentin e djeshëm në Shuto Orizare për të cilin deri tani janë identifikuar dhe marrë në pyetje nëntë persona të cilët kanë marrë pjesë në rrahjen. Angelovski theksoi se çdo tentim për prishjen e procesit demokratik zgjedhor dhe kanosje e sigurisë së qytetarëve do të sanksionohet në mënyrë përkatëse. Siç sqarojnë nga MPB, për incidentin e djeshëm që ndodhi në rrugën “Gvadalahara” në lagjen Shuto Orizare në vijim është mbledhja e fakteve për veprim të mëtejshëm dhe pritet të rritet numri i pjesëmarrësve në rrahjen.