Ministria e Punëve të Brendshme njofton se nesër, më 25 janar, do të testohen dhe verifikohen kamerat e vendosura për mbikëqyrje të komunikacionit në Kumanovë dhe Tetovë, si pjesë e projektit “Qyteti i Sigurt“.
Testimi do të bëhet nga ora 08:00 deri në 20:00. Në çdo vend ku ka kamerë, procedura do të zgjasë rreth 15–30 minuta. Gjatë testimit, trafiku në zonën përkatëse do të ndalohet përkohësisht dhe më pas do të vazhdojë normalisht.
Qytetarët dhe shoferët u kërkohet të respektojnë ndalesat e përkohshme dhe të tregojnë durim dhe mirëkuptim.
Funksionimi i plotë i sistemit „Qyteti i Sigurt“ fillon më 1 shkurt, pas miratimit të ligjit në Kuvend me 81 vota pro.


