MPB pas miratimit nga Prokuroria themelore publike Shkup publikoi fotografi për konfirmimin e identitetit të tre personave të involvuar dhe të rëndësishëm në procedurën për ndriçim të dhunës në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë të 27 prillit.
MPB dhe Prokuroria u bëjnë thirrje qytetarëve të cilët kanë çfarëdo lloj njohurish për personat në fotografi që menjëherë ta njoftojnë policinë apo Prokurorinë publike të Shkupit.
Të gjithë qytetarët të cilët kanë çfarëdo lloj njohurish për personat në fotografi, për atë mund të njoftojnë në stacionin më të afërt policor, të paraqesin në numrin e telefonit 192, ta përdorin aplikacionin “Paraqit person të dyshuar” në faqen zyrtare të MPB-së apo të paraqesin në Prokurorinë Publike.
Për dhunën në Kuvend më 27 prill të këtij viti deri më tani janë parashtruar padi adekuate për rreth njëzet persona.
Prokuroria Themelore Publike Shkup, paraprakisht sot kumtoi se po e zgjeron hetimin dhe arrestoi edhe pesë persona për sulmin ndaj deputetit Ziadin Sela në Kuvend. Prokuroria paralajmëroi edhe veprime të tjera për konfirmimin e fakteve edhe ndaj personave të tjerë.