Ministri i Brendshëm, Flamur Sefaj ka marrë vendim për ndryshimin e tarifave për vazhdim të regjistrimit të automjeteve.“Duke pasur për synim ngritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve që qytetarët e Kosovës mund të bëjnë vazhdimin e regjistrimit të të gjitha llojeve të automjeteve, pa paguar gjoba (të parapara në vendimin e shfuqizuar në pikat 6, 7 dhe 8”, thuhet në komunikatë, përcjellë Klan Kosova.“Pra, me këtë vendim, gjatë një afati të caktuar, qytetarët do të kenë mundësi që të mund të vazhdojnë regjistrimin e automjeteve për të cilat deri para këtij vendimi është dashur të paguajnë shuma të mëdha të taksave, pas skadimit te afatit 30 ditor për vazhdim të regjistrimit dhe mos kryerjes së çregjistrimi”, thuhet më tej.
Vendimi i ri për caktimin e tarifave i marrë me datë 15 dhjetor, ndër të tjera, në pikën n 29 të tij shfuqizon vendimin e datës 16.11.2016.