Ministria e Punëve të Brendshme sot e pranoi çmimin e parë nga SELEK, organizatë për luftë kundër krimit të organizuar në Evropën Juglindore, për pjesëmarrje në aksion ndërkombëtar për konfiskim të marihuanës.
Për këtë sot në konferencë për shtyp me rastin e konfiskimit të 143 kilogramëve marihuanë, informoi drejtori i Byrosë për siguri publike, Llaze Vellkovski. Çmimin për vend të aprë e pranoi personalisht ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski nga drejtoresha e SELEK, Snezhana Maleeva.
Duku përjgigjur në pyetje të gazetarëve, drejtori Vellkovski tha se policia ka identifikuar person i cili ka marrë pjesë në djegien e flamujve të dy shteteve dje në protestat para BE-Info Qendrës dhe Kuvendit të RM-së dhe se policia ka siguruar dëshmi për parashrim të paraqitjes kundër kryesit.
Vellkovski informoi se prej para dy ditëve, policia disponon me njohuri të reja lidhur me vrasjen e Janushev dhe se janë në fazë të përpunimit.
Lidhur me vjedhjet e fundit në banka si dhe të sotmes në bankën Shparkase, drejtori i BSP tha se policia punon në zbulimin e kryesve dhe se janë në rrugë të mirë për ndriçimin e vjedhjes në filialin e Bankës komerciale që ndodhi kohë më parë.
Policia, sipas Vellkovskit, për momentin po e merr në pyetje personin e punësuar në Komunën Shuto Orizarë, që ishte arrestuar dje dhe konfirmoi se bëhet fjalë për mito, ndërsa prëveç tij po merren në pyetje edhe persona të tjerë të lidhur me rastin.