Ministria e Punëve të Brendshme paralajmëroi kontrolle të shtuara dhe dënime për ato makina që do të parkohen në mënyrë të paligjshme. Siç kumtuan nga MPB-ja, kjo vjen pasi që në Shkup dhe qytetet e tjera në vend ka qenë konstatuar padisiplina dhe mosrespektimi i rregullave të komunikacionit. Përveç vozitjes së shpejtë dhe parkimit joadekuat, MPB-ja do të shqiptojë dënime edhe për përdorimin e të ashtuquajturve “flesherë”.
“Gjatë periudhës së ardhshme më rreptë do të sanksionohen shkeljet në komunikacion të cilat janë shkaqet më të shpeshta për aksidentet me pasoja të rënda, siç janë drejtimi i makinës nën ndikimin e alkoolit, ngasja me shpejtësi të madhe, mosdhënia e përparësisë kalimi të automjeteve dhe këmbësorëve etj. Në zonat urbane, me qëllim që të sigurohet lëvizje më e madhe në komunikacion, do të ketë prani të shtuar të policisë së trafikut si dhe të shërbimeve “merimangë”, u shpreh Toni Angellovski, zëdhënës i MPB-së.