Policia ka dhënë detaje lidhur me arrestimin e ish Avokatit të Shtetit, Fehmi Stafa.
Sipas tyre ai është arrestuar për mitmarrje, në tentim për të ndikuar tek një gjykatës.
“Gjatë periudhës nga tetori deri më 13.12.2025, i dyshuari ka pranuar një shumë totale prej 50.000 eurosh për të ndërmjetësuar dhe për të shfrytëzuar ndikimin e tij real, me qëllim që të ndërhyjë te një gjyqtar i Gjykatës së Apelit në Shkup dhe, përmes ryshfetit ndaj gjyqtarit, të ndikojë në kryerjen e një veprimi zyrtar që nuk do të duhej të kryhej.
Fillimisht, i dyshuari ka kërkuar 100.000 euro për të ndikuar në heqjen e masës së paraburgimit të caktuar ndaj një personi i cili është i pakapshëm për organet e ndjekjes dhe kundër të cilit Prokuroria Themelore Publike për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit po zhvillon një procedurë tjetër për vepra penale kundër financave publike, qarkullimit pagesor dhe ekonomisë. Më 06.10.2025, ai ka pranuar një pjesë të shumës së kërkuar, konkretisht 30.000 euro, të cilat i janë dorëzuar nga motra e personit në arrati. Më 13.12.2025, ai ka kërkuar dhe pranuar drejtpërdrejt edhe 20.000 euro të tjera, si pjesë e ryshfetit që kishte kërkuar për t’ia dhënë gjyqtarit. Pas pranimit të parave ai është ndaluar dhe tek ai janë gjetur paratë”, thuhet në komunikatën e MPB-së.
Data 15.02.2026
Aktuale
- Kasami nga Saraji: VLEN-i do të jetë shtëpia e përbashkët e shqiptarëve
- Sipërfaqësia
- Dëshmitari i Thaçit, Duncan, “godet” prokurorinë në Hagë
- BIRN për dosjen “Plumbi i artë”: Si u rrëzua kërkesa e SPAK për konfiskimin e disa pasurive!
- EMRI+FOTO/ Hyri të grabiste banesën në Itali bashkë me 2 shokë, shqiptari vdes aksidentalisht gjatë arratisë! Ra mbi hekurin e gardhit kundër derrave të egër (DETAJET)
- Parkingu si pika e parë e triazhimit në shëndetësi
- Mickoski takon Richard Grenell në Mynih, thekson partneritetin strategjik me SHBA-në
- Eva Dumani u riatdhesua pas 12 vitesh nga kampi në Siri, ministria e Jashtme jep detaje për operacionin: U mundësua me mbështetjen e partnerëve tanë


