MPB kanë njoftuar se janë ngritur 24 kallëzime penale për keqpërdorim të subvencioneve, ndërsa gjashtë persona janë ndaluar nga policia. Personat ndaj të cilëve janë ngritur kallëzimet penale janë nga Shkupi, Tetova, Vallandova dhe Gjevgjelia.
“Të denoncuarit, veprat penale i kanë bërë në mënyrë që Udhëheqësit në Ministrinë e bujqësisë pylltarisë dhe ekonomisë së ujërave, që janë caktuar si kryetar të Komisioneve për vendosjen në bazë të shpalljeve publike për dhënien e tokave shtetërore me qira kanë vepruar në kundërshtim me ligjin, duke nënshkruar marrëveshje me qiraxhinj të ri për parcelat të cilët kanë qenë juridikisht të kontestueshëm dhe nuk kaun mundur të jenë lëndë e marrëveshjes. Për parcelat të cilat me kërkesa të kontestueshme janë kërkuar subvencione në kundërshtim me Ligjin, ndërsa kërkesat për subvencione në sistemin e Agjencisë për ndihmë financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural janë futur nga person i cili nuk ka të vendosur marrëdhënie pune me Ministrinë e Bujqësisë, ndërsa këto aktivitete ky person i ka bërë në koordinim me personin S.P. e punësuar si Udhëheqëse e repartit për koordinim të njësive rajonale në rajonin Gjevgjeli”, thuhet në njoftimin e MPB-së, në të cilën shtohet se, në periudhën prej vitit 2011 deri në vitin 2016, të denoncuarit në mënyrë joligjore kanë përfituar 22.736.54 euro, ose 13.698.297 denarë. /SHENJA/
Data 19.05.2026
Aktuale
- Së shpejti pritet dislokimi i kontingjentit të parë të FSK-së në Gaza
- Protesta e studentëve në Shkup, BDI: Iseni i keqtrajtoi studentët e Shqipërisë, kërkojmë falje për këtë turp
- SPAK kërkoi pushim të çështjes, GJKKO rrëzon Prokurorinë e Posaçme, rikthen për hetim dosjen
- Shtrenjtohet akomodimi në konviktet studentore
- “Nuk ka ngrohje e as kushte higjienike”- Avokati i Popullit ngre alarmin: 5 burgje duhen mbyllur, cenohet dinjiteti njerëzor
- Spiropali: Problemi me shqipen në Maqedoninë e Veriut nuk është procedural, por thellësisht politik
- Të shtunën në Kojnare të Kumanovës, hapet Tregu i parë i veturave në rajon
- Meidani: Kërkesa për dinjitet dhe të drejta gjuhësore nuk duhet të shihet si kërcënim

