Dhjetë emigrantë në dy kamionë transportues janë gjetur dje nga nëpunësit e policisë së stacionit policor për kontroll dhe vëzhgim kufitar Bogorodicë.
Siç njofton MPB-ja, në njërin nga automjetet transpotuese me gjysmërimorkio, me targa të Shkupit, në pronësi të personit juridik nga Shkupi, i drejtuar nga B.A. (49) nga Shkupi, pesë persona nga Siria dhe një person kurd turk. Në kamionin e dytë me gjysmërimorkio, me targa kombëtare serbe, i drejtuar nga P.N. (41) nga Republika e Serbisë, në pronësi të personit juridik nga Republika e Serbisë, janë gjetur katër persona nga Siria.
Nga MPB-ja shtojnë se emigrantët janë dorëzuar në Departamentin për krime ndërkufitare, migrim, të huaj dhe riatdhesim për procedura të mëtejshme dhe po punohet për zbardhjen e rastit.