Ministria për punë të brendshme ka prezantuar sot para mediave Mercedesin që qeveria e kaluar e ka blerë për 600 mijë euro.
“Atë që kam pranuar se menjëherë pasi të formohet qeveria e re reformuese, do ta prezantojmë Mercedesin i cili kushton 600 mijë euro. Kishte shumë kërkesa nga qytetarët që të shohin se çka është ajo që kushton 60 mijë euro. Kjo është ajo makinë e cila kushton 600 mijë euro, është blerë në kohën kur shumë qytetarë nuk kanë bukë për të ngrënë dhe që ironia të jetë më e madhe në kohën kur përfaqësuesit e policisë nuk kanë as uniforma dhe kushte të tjera elementare”, deklaroi Oliver Spasovski, ministër i brendshëm.
MPB-ja prezanton Mercedesin 600 mijë eurosh
Nai-post ni Alsat-M.TV noong Sabado, Hunyo 10, 2017

