e të Brendshme ende nuk ka përgjigje se a është ngritur procedurë hetimore për policët të cilët javën e kaluar maltretuan fizikisht ish seleksionuesin e kombëtares e Maqedonisë në hendboll, Ilija Temellkovskin. Që të premten kur edhe ndodhi rasti, TV21 kontaktoi MPB-në, prej ku premtuan se do të përgjigjen sa më shpejtë që është e mundur, por deri më sot, përgjigje nuk ka.
Në bazë të kodit penal, keqpërdorimi i uniformës dhe maltretimi i personave në orar të punës, dënohet me burg prej 1 deri më 5 vjet.
“Maltretim gjatë orarit të punës
Ai që gjatë orarit të punës maltreton tjetër person, e kërcënon, apo e ofendon ose vepron ndaj tij në çfarëdo mënyre me të cilën poshtërohet dinjiteti i personit, dënohet me burgim prej 1 deri në 5 vjet. – Kodi Penal, Neni 143.”
Gjatë të vitit të kaluar Departamenti i Kontrollit të Brendshëm pranë MPB-së, ka vepruar për 60 nga gjithsej 62 ankesave kundër zyrtarëve policor. 35 ankesa të qytetarëve janë shpallur si të pabaza, vetëm për 3 prej tyre është njoftuar Prokuroria Themelore, apo janë marrë masa disiplinore nga MPB, kurse për 26 raste nuk pasur prova të mjaftueshme.
Më mirë nuk kanë kaluar ankesat e qytetarëve as në vitin 2015. Vetëm tre raste kanë përfunduar me procedura disiplinore, 35 ankesa janë shpallë të pabaza, kurse për tjerat nuk ka pasur prova të mjaftueshme.
Shifra të ngjashme edhe për vitin 2014.
Nga 71 rastet e paraqitura, 46 janë shpallur të pabaza, kurse vetëm për 4 persona është ngritur procedurë hetimore, ose është njoftuar Prokuroria Themelore.
Të premten e kaluar, dy policë të trafikut, ndaluan Ilija Temellkovskin, e dërguan pas autobusëve, kur sipas tij, edhe e kanë rrahur.
Ai që atë ditë paralajmëroi se do të ngre padi ndaj zyrtarëve policor, por deri më sot, asgjë e re nga ky rast.