Ministria e Punëve të Brendshme dhe SPB Shkup sot në Hasanbeg hapën Zyrë për parandalim e cila është e dyta në komunën e Gazi Babës, ku paraprakisht është hapur në Stajkovc.
Atje qytetarët do të mund të informohen për të gjitha aspektet e sigurisë dhe të kenë kontakt të drejtpërdrejtë me policinë.
Objekti gjendet në rrugën “Alija Avdfoviq” është rinovuar dhe paraqet hapësirë multifunksionale. Krahas Zyrës për parandalim të MPB-së, aty do të vendoset edhe Bashkësia lokale e lagjes Hasanbeg, si dhe zyrat e Ministrisë së Punës dhe Politikës Sociale dhe Drejtorisë Drejtoria e Evidencës të Regjistrave të Amzës.
Ministri i Punëve të Brendshme Oliver Spasovski gjatë vizitës të zyrës deklaroi se krahas ekipimit kuadrove dhe përmirësimit të kushteve për punë të policisë, jashtëzakonisht e rëndësishme është të kultivohet lidhja mes qytetarëve dhe policisë të cilën MPB-ja dëshiron ta ripërtërijë.
“Gazi Baba duhet të jetë shembull për të gjitha komunat në Republikën e Maqedonisë për punën e përbashkët mes qytetarëve dhe policisë së Maqedonisë. Qytetarët e Hasanbegut do të munden vazhdimisht të jenë në kontakt me policët, të bisedojnë për të gjitha çështjet të cilat donë të thonë përmirësim të sigurisë së tyre dhe për tema për të cilat duan të dinë më shumë, si mbrojtja e shtëpive të tyre, për komunikacionin, si dhe shmanget dhuna dhe shkelja e rendit dhe qetësisë publike dhe si të gjithë bashkërisht të ndihmojmë për siguri më të madhe”, deklaroi ministri Spasovski, pas vizitës në hapësirat e Zyrës për parandalim.