Drejtori i Byrosë për Siguri publike, Lazo Velkovski, është arsyetuar se për shkak të procedurave ligjore nuk mund t’a publikojnë video inçizimin, kur funksionari i BDI-së, Beqir Asani sulmoi nënpunësen e policisë para disa ditëve. Ai përsëriti deklaratën e mbrëmshme të ministrit Oliver Spasovski, se video materilet nga vendi i ngjarjes MPB i’a ka dorzuar në Prokurorinë publike.
“Për inçizimet ekziston procedurë ligjore në bazë të së cilës sigurohen dhe dorëzohen në Prokurori. Për këtë arsye ne nuk kemi mundësi ti publikojmë inçizimet në media, por detyrë ligjore është ti dozojmë në Prokurori, deklaroi drejtori Velkovski.
Shumica e mediave u kanë bërë thirrje qytetarëve që kanë video nga kjo ngjarje të u’a dorzojnë në këmbim të një shpërblimi të majmë. Kjo thirrje u bë pasi në opinion u paraqitën spekulime se kalimtarët e rastit kanë arritur t’a inçizojën incidentin.
Ndryshe një ditë pas sulmit, policja Jasmina Janaçkovska u takua me ministrin e Punëve të Mbrendëshme, Oliver Spasovski, nga ku doli që Janaçkovska nuk ishte sulmuar nga Beqir Asani, por ishte vetëlënduar. Ajo kishte mohuar të jetë sulmuar fizikisht nga Asani dhe se krahun e kishte lënduar vetë gjatë zënkë verbale me të.
Janaçkovska kishte shpjeguar se i gjithë rasti kishte ndodhur kur kishin tentuar ta ngrejnë m “marimangë” veturën e Bekir Asanit të parkuar në trotuar.
“Gjatë kryerjes së kontrollës së rregullt kam vërejtur disa veturat të cilat kishin qenë të parkuara në mënyrë të parregullt. Sipas procedurës, veturat i kemi fotografuar dhe filluam me tërheqjen e tyre. Në atë moment ka reaguar një person i panjohur për të cilin më pas kuptova se bëhet fjalë për B.A., dhe filloi të bërtasë. Menjëherë kam thirrur përforcim dhe kanë ardhur një numër i madh i nëpunësve të policosë”, ka thënë Janaçkovska.
Siç transmetuan mediat, Asani thuhet ta ketë goditur policen kur shërbimi i marinmagës është përpjekur t’ia marrin makinën e parkuar në trotuar.
Dëshmitar të incidentit të cilët nuk deshën të flasin hapur, për Alamkos thonë se Asani policën e ka sulmuar fizikish duke e kapur për fyti dhe e ka përplasur për automjetin e marimangës. Ata thonë se policia e ka shume lehtë të konstatojë gjendjen faktike nëse shikon inçizimet e kamerave të sigurisë./Almakos.com
Arbnora Memeti