Pas incidentit që ndodhi të premten më 11 korrik dhe bazuar në vlerësimin e sigurisë nga Agjencia për Siguri Kombëtare, Ministria e Punëve të Brendshme ka vendosur masa mbrojtëse 24-orëshe për kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska. MPB sqaroi se pavarësisht komunikimeve të saj publike për kërcënime në rrjetet sociale, institucionet kanë vepruar në përputhje me ligjin për çdo rast të raportuar apo të zbuluar në mënyrë operative. “Më konkretisht: Më 1 qershor, Arsovska u përball me një kërcënim nga një automjet në lëvizje dhe është ngritur kallëzim penal. Më 2 korrik, raportoi një kërcënim nga një person që thuhej të ishte polic; ndaj tij është hapur procedurë disiplinore. Më 5 korrik u publikuan kërcënime ndaj këshilltares Irena Vitina – rasti është në trajtim. Më 11 korrik, pas incidentit në Çair, dy persona u arrestuan për sulmin ndaj saj, por kryetarja refuzoi të nënshkruajë kallëzimin në polici”, informoi MPB, duke shtuar se si mbajtëse e një funksioni publik, Arsovska do të mbrohet vazhdimisht për të garantuar sigurinë e saj dhe ushtrimin e detyrës. /SHENJA/
Data 12.07.2025
Aktuale
- Ndërtoi pa leje në zonën e Voskopojës, arrestohet administratori i subjektit, procedohen penalisht 2 punonjës të IMT-së
- MPB: Është miratuar sigurim 24-orësh për kryetaren e Qytetit Arsovska
- Të shpallur në kërkim ndërkombëtar, 3 shqiptarë ekstradohen nga Greqia, Belgjika dhe Serbia! Ja për çfarë akuzohen
- Gjorgjievski takim me banorët e Sarajit: Koha e ndasive ka përfunduar – tani fillon puna (FOTO)
- Pasi Mickoski e krahasoi Bullgarinë me Rusinë, Bullgaria pret që Mickoski të kërkojë falje
- Hidhet tritol në Manastir – dëmtohen shtatë vetura dhe disa shtëpi
- Klekovski: FSSH do të ketë vetëm një drejtor
- “Jam shtetas britanik, në ndërtesë ndodhet pasaporta e valixhja ime”- Shembja e objekteve në Theth, turisti përplaset me efektivët! Polici: T’i kishte marrë