Nga MPB kanë dalë me një komunikatë lidhur me aktivitete për zbardhjen e ngjarjeve të 27 prillit.
“Mbrëmë më 02.05 janë arrestuar edhe tre persona V.N (45), D.P(33) dhe V.C(33) të gjithë nga Shkupi. Të cilët dyshohen se kanë kryer vepër penale ‘pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të pengojnë personin zyrtar në kryerjen e detyrës zyrtare’ sipas nenit 384 të KP i RM-së. Nga ana e gjyqtarit në procedurë paraprake personit V.N I shqiptohet masa e paraburgimit prej 8 ditëve. Gjithashtu mbrëmë, në SP Kisella Vodë, vet është paraqitur edhe V.T(40), I dyshuar për veprën penale ‘pjesëmarrje në turmë njerëzish që do të kryejë vepër penale’, sipas nenit 385 nga KP i RM-së”
Nga MPB informojnë, se për momentin në fuqi janë 8 urdhërarreste, për të cilat policia po gjurmon. Ndërkohë që deri më tani janë arrestuar 12 persona, gjashtë prej tyre u është shqiptuar masë paraburgimi prej tetë ditëve, për një person masa arrest shtëpiak, për dy persona masa e përkujdesisë. Sektori për punë të brendshme në koordinim me Prokurorinë Themelore, deri më tani kanë parashtruar fletparaqitje penale për 20 persona të identifikuar si pjesëmarrës në trazirat në Kuvend, si bazë për kryerjen e veprave të lartpërmendura.

