08 March
Ministria e Brendshme ka demantuar informacionet se në Tetovë ka pasur atentat ndaj një politikani. Fotografitë e shpërndara në rrjete sociale dhe media jo profesional ku shihet një veturë e djegur me targa të Strugës, nuk është në pronësi të asnjë politikani. Sipas policisë, lajmi është keqinterpretuar nga që vetura e djegur me targa të Strugës është parë para shtabit të një partie politike. MPB konfirmon se motiv për djegien e veturës është një hakmarrje personale e një personi ndaj një punonjëse në një kompani të njohur nga Tetova. Policia është duke zhvilluar hetimet për kapjen e autorit.
Alsat-M