Nga Ministria e Punëve të Brendshme kanë njoftuar se kanë arrestuar dy persona të cilët në oborrin e një shkolle fillore në komunën e Çairit janë prezantuar rrejshëm si vëzhgues zgjedhor.
Bëhet fjalë për personat F.E. (35) dhe N.E. (44), të cilët nuk kanë qenë të përfshirë zyrtarisht në procesin zgjedhor, por janë paraqitur si vëzhgues në hapësirën e shkollës dhe kanë refuzuar të identifikohen kur janë ndalur nga autoritetet.
Të dy janë shoqëruar në polici dhe ndaj tyre janë ndërmarrë masa për sqarimin e plotë të rastit.
MPB thekson se do të vazhdojë me monitorimin dhe garantimin e rendit dhe sigurisë gjatë gjithë ditës zgjedhore, duke ndërhyrë ndaj çdo përpjekjeje për ndërhyrje apo cenim të procesit demokratik.
Data 23.03.2026
Aktuale
- Mucunski: Maqedonia mbetet e përkushtuar në përprarimin e procesit eurointegrues
- Nafta bie mbi 7%, pas deklaratës së Trump për negociatat me Iranin!
- ’31-vjeçarja hyri në shtëpinë e viktimës dhe e mori peng’: Familjarët flasin për vrasjen në Podujevë
- OKB jep alarmin për klimën dhe paralajmëron: Planeti Tokë jashtë kufijve, një “El Nino” shkatërrues po afrohet!
- VLEN mblidhet sonte për të konkretizuar funksionimin si parti
- (VIDEO) Mickoski: Po të ulnim akcizën e naftës nuk do të përfitonin qytetarët
- Fatmir Limani: Durimtari gjithnjë ngadhnjen
- (VIDEO) Meteorologët paralajmërojnë mot jostabil


