Është ngritur procedurë hetimore kundër një 22-vjeçari nga Manastiri i cili dyshohet për veprën penale “vjedhje”. Nga Prokuroria publike njoftojnë sot se personi në fjalë është ende në arrati dhe se policia është vënë në kërkim të tij.
Më 23 qershor rreth mesditës, i dyshuari ka hyrë në sallonin e floktarisë dhe ka kërkuar para nga pronari. Ai ka refuzuar vullnetarisht t’i japë para, pas së cilës i dyshuari ka shfrytëzuar momentin kur i dëmtuari është larguar nga sirtari ku mbante paratë, ka hapur sirtarin dhe ka marë pothuajse të gjitha paratë që ndodheshin brenda, përkatësisht 3.000 denarë.
“Ai është përpjekur të arratiset nga salloni, por i dëmtuari e ka kapur dhe mbajtur për ta penguar që të largohet derisa të arrijë policia. I kapur në flagrancë i dyshuari ka kërcënuar viktimën me gaz lotsjellës i cili e ka lënë të largohet me paratë e vjedhura”, informon Prokuroria publike.
Deri në Gjykatën themelore në Manastir është paraqitur propozim për paraburgim i cili do të fillojë të zbatohet sapo të gjendet personi.