MPB ka dorëzuar 11 padi penale për personat e përfshirë në incidentin e armatosur në Reçicë të Vogël ku mbeti i vrarë Naip Rexhepi nga Kumanova.
Policia poashtu dje ka arrestuar edhe gjashtë persona duke e çuar në dhjetë numrin e të arrestuarve, të dyshuar për përfshirje në këtë incident. Sipas elaborimit të policisë, personat e përfshirë në incident kanë qenë të ndarë në dy grupe, përshkak të mosdurimit për arsye të llogarive të papërfunduara paraprake mes tyre.
Në vendin kritik të gjithë kanë dalë nga automjetet e tyre, disa të pajisur me armë zjarri të markave të paidentifikuara kurse disa prej tyre edhe me shkopinj bejsbolli dhe mjete të tjera. Një konflikt fillimisht verbal, më vonë ka kaluar në zënkë fizike dhe përdorim të armës së zjarrit, nga të cilat më rëndë është lënduar Naip Rexhepi, i cili më pas ka ndrruar jetë. Padia konsiston në veprat penale “vrasje” dhe “vrasje në tentativë” kurse për disa prej tyre edhe “armëmbajtje pa leje”.
Nga MPB kanë njoftuar se në vendngjarje janë gjetur 8 gëzhoja plumbash, 3 koka të plumbave, gjurmë gjaku dhe një plumb i pa krisur.Dy të plagosurit janë jashtë rrezikut për jetën.