Juventusi ka shkarkuar Thiago Mottan nga posti i trajnerit, ende pa i mbushur një vit ai në krye të klubit.
Rezultatet e dobëta dhe sidomos dy humbjet e fundit nga Atalanta dhe Fiorentina bënë që drejtuesit e klubit ta shkarkojnë Mottan.
Trajneri Thiago Motta dha mesazhin e tij të lamtumirës pas shkarkimit nga Juventusi, duke shprehur mirënjohje për mundësinë e punës në klub.
“Kam jetuar momente intensive, gjithmonë me vendosmëri maksimale dhe dëshirë për të përmirësuar çdo ditë. Falënderoj pronarët që më dhanë mundësinë të jem pjesë e këtij klubi të madh, drejtuesit dhe tifozët për mbështetjen ndaj punës sime”, tha Motta në një deklaratë për ANSA.
“Juventusi do të mbetet gjithmonë në zemrën time dhe uroj klubit të mirën për të ardhmen”, ka thënë Motta.
E pas largimit të Mottas, Juventusi i ka besuar stolin ish-mbrojtësit të tyre Igor Tudor.
Përkundër se nuk ka njoftim për kohëzgjatjen e kontratës, besohet se Tudor do të jetë në krye të klubit deri në verë. /Telegrafi/