Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe me vranësira mesatare, në pjesët perëndimore i ndryshueshëm dhe me vranësira, paradite me reshje të kohëpaskohshme të shiut me intensitet të dobët. Do të fryjë erë e dobët, ndërsa përgjatë Luginës së vardarit erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 4 deri 10, ndërsa e ditës prej 12 deri 24 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe me vranësira mesatare. Do të fryjë erë mesatare veriore.
Temperatura e mëngjesit do të jetë 10, ndërsa e ditë deri 22 gradë.
Prej të enjtes deri të shtunën moti do të jetë kryesisht i qëndrueshëm me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi jugor dhe me rritje më të shpejtë të temperaturave ditore të ajrit, të cilat të shtunën do të jenë më të larta. Mjaft ngrohtë pritet të jetë edhe në pjesët jugore përgjatë Vardarit dhe temperatura vende-vende do të arrijë 30 gradë.