Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht i vranët me reshje të kohëpaskohshme të shiut, në male të borës. Reshje më të vërshueshme do të ketë në pjesët perëndimore. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të jetë prej një deri në shtatë ndërsa e ditës prej 12 deri në 16 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me vranësira me reshje të përkohshme të shiut. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi juglindor. Temperatura do të arrijë deri në 15 gradë Celsius.

