04 March
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe i ngrohtë, temperaturat e mëngjesit do të lëvizin prej -2 deri 6 gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të arrijnë nga 12 deri 20 gradë celsius.
Të dielën pritet kohë me diell. Temperaturat e mëngjesit do të rriten dhe do të lëvizin prej 0 deri 8 gradë, ndërsa gjatë ditës do të mbeten të njëjta si sot nga 12 deri 20 gradë celsius.
Ndërsa të hënën dhe të martën pritet destabilizim i kohës dhe do të ketë kohë të vrenjtur me reshje të shiut. Temperaturat e mëngjesit prej të hënës do të jenë nga 0 deri 8 gradë celsius, ndërsa temperaturat e ditës do të lëvizin prej 6 deri 14 gradë celsius.