01 June
Moti sot në Maqedoni do të jetë me diell dhe më i ngrohtë. Në orët e pasdites do të ketë kushte për reshje lokale afatshkurtra të shiut dhe bubullima.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej tetë deri në 14, ndërsa ajo e ditës nga 27 deri në 34 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare gjatë ditës dhe me erë të dobët nga drejtimi veriperëndimor. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në 13, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 32 gradë Celsius.