Edhe sot pritet të ketë mot me vranësira dhe reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe borës. Temperatura minimale në mëngjes do të arrijë -3 gradë, ndërsa gjatë ditës temperaturat maksimale do të ngjiten deri 6 gradë celcius. Pasdite pritet të fryjë erë me shpejtësi prej 70 km në orë.
Prej ditës së nesërme do të vijojë mot stabil me temperatura të mëngjesit të ulëta, ndërsa gjatë ditës do të ketë rritje të tyre.

