Moti me diell, temperatura deri 16 gradë

Moti me diell, temperatura deri 16 gradë

Moti në mëngjes do të jetë i ftohtë dhe në disa lugina me paraqitje të mjegullës. Gjatë ditës do të jetë me diell me vranësira të vogla lokale, si dhe me erë të lehtë kryesisht nga drejtimi verior.

– Advertisment –

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë nga minus 8 deri në 0, ndërsa ajo e ditës nga 8 deri në 16 gradë.

Në Shkup, mëngjesi i ftohtë dhe me mjegull, ndërsa gjatë ditës me vranësira mesatare. Do të fryjë erë e lehtë veriore. Temperatura e mëngjesit do të bie deri në minus 4 ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 9 gradë.

Në ditët në vijim, vazhdon mot stabil dhe me diell dhe me temperatura të ulëta të mëngjesit. Në disa lugina do të ketë kushte për mjegull dhe temperatura do të mbetet më e ulët gjatë ditës. Gjatë fundjavës do të ketë ndryshim të motit.