Prej sot e deri më 30 qershor, bujqit mund të parashtrojnë kërkesa..
Prej sot e deri më 30 qershor të gjithë bartësit e ekonomive bujqësore ose organizatave të prodhuesve, respektivisht nga ekonomitë e paevidentuara bujqësore, mund të parashtrojnë kërkesa për vlerësim të dëmeve të sipërfaqeve bujqësore nga ngjarja e pavolitshme klimatike që e përfshiu rajonin e e Shkupit, Tetovës, Velesit – Shën Nikollës, Kumanovës, Shtipit dhe Gjevgjelisë, kumtoi Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Kërkesat duhet të parashtrohen në njësitë rajonale të kësaj Ministrie, ndërsa në kuadër të kërkesës bujqit duhet të parashtrojnë edhe fotokopje nga dokumente personale ose llogari transaksioni, si dhe fotokopje nga dokumenti për dëshmi për shfrytëzimin ose pronësinë e tokës bujqësore.
Pagesa, siç informojnë nga Ministria, do të jetë përmes Agjencisë për përkrahje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural, e cila për secilin parashtrues të kërkesës do të përgatisë vërtetim për pagesë të dëmit të shkaktuar./Almakos