
Në praninë e ministrave dhe zyrtarëve të emergjencave civile dhe Forcave të Armatosura, Rama u shpreh optimist për punën ne kryer deri më tani nga të gjitha institucionet për mbajtjen nën kontroll të situatës. Sipas kryeministrit, falë masave të marra situata me gripin është drejt përmirësimit dhe numri i të prekurve ka ardhur duke u ulur.
Ministri i Transporteve, Sokol Dervishaj u bëri edhe një herë thirrje të gjithë drejtuesve të mjeteve të përdorin zinxhirë gjatë udhëtimit në asket problematike dhe të njihen paraprakisht me gjendjen e tyre përpara se të ndërmarrin një udhëtim. Ai vuri në dukje edhe problemin me ujësjellësit, me ngrirjen e tubacioneve për shkak të temperaturave të ulëta.
10 janar 2017 (gazeta-Shqip.com)

