Deputetja e Partisë Demokratike, Elda Hoti, ka denoncuar pezullimin e mësimit në shkollat e Kurbinit, pasi shprehet se shkak i kësaj situate është bërë mungesa e ngrohjes në këto godita.
Në një deklaratë për media, Hoti shprehet se janë mbyllur te paktën 23 shkolla në Kurbin për mungesë të ngrohjes së nxënësve.
Demokratja pyet me ironi “A mban kush përgjegjësi? A i mungon Bashkisë Kurbin sistemi i ngrohjes?”
“Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ndërsa ata qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë.”, shprehet ajo.
Sakaq, lidhur me gjithë këtë situatë, Hoti preku dhe uljen e çmimit të energjisë elektrike me 1 lekë, duke e cilësuar si një tallje të hapur ndaj qytetarëve, teksa shton se “mijëra familje në Qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale.”
“Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete. Ky është një tregues i qartë i shkëputjes së qeverisë nga realiteti dhe nevojat e vërteta të njerëzve duke lënë të sëmurët fëmijët dhe të moshuarit në errësirë totale.”, tha ajo.
Deklarata e deputetes së PD, Elda Hoti:
Dje ministria e Arsimit dhe Sportit për shkak të situatës së rënduar nga moti i keq, vendosi pezullimin e përkohshëm të procesit mësimor në të vendit.
Nga 77 shkolla në gjithë vendin të mbyllura që nuk kanë ngrohje apo e kanë të pa mundur prej borës të shkojnë dot në shkollë, 23 shkolla të mbyllura janë në Kurbin që nuk kanë ngrohje. Afërsisht 1/3 e gjithë shkollave të vendit që nuk afrojnë mundësi mësimi ndodhen në Kurbin.
A mban kush përgjegjësi?
Do jenë një javë temperaturat e ulëta, një javë nxënësit do rrinë pa mësim?
A i mungon Bashkise Kurbin sistemi i ngrohjes?
Bashkia Kurbin është zhytur në luks dhe indiferencë, duke harruar qytetarët që vuajnë çdo ditë nga mungesa e kushteve bazike. Ndërsa ata qëndrojnë në zyrat e tyre komode, mijëra familje janë lënë në errësirë dhe shkollat pa ngrohje. Fëmijët nuk mund të ndjekin mësimin në kushte të tilla, ndërsa institucionet heshtin dhe nuk marrin asnjë masë.
Ulja e çmimit të energjisë me 1 lek nga qeveria është një tallje e hapur me qytetarët, kur mijëra familje në Qarkun e Lezhës janë prej ditësh në errësirë totale.
Ministrja Balluku mburret me arritje imagjinare ndërsa qytetarët përballen me mungesën e energjisë në mes të dimrit, pa asnjë shpjegim apo zgjidhje konkrete. Ky është një tregues i qartë i shkëputjes së qeverisë nga realiteti dhe nevojat e vërteta të njerëzve duke lënë të sëmurët fëmijët dhe të moshuarit në errësirë totale.
Premtimet boshe dhe propagandat nuk ndezin dritat, nuk ngrohin shtëpitë dhe nuk ulin vuajtjet e qytetarëve.
Është koha për përgjegjësi dhe veprime të menjëhershme jo për show dhe tallje!