Moti në Maqedoni do të jetë me diell dhe i nxehtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e dobët deri në mesatare.
Në Shkup do të mbajë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare. Do të fryjë erë jugore e dobët deri në mesatare.
Deri të premten do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë me vranësira të vogla deri në mesatare dhe do të fryjë erë jugore, veçanërisht e shprehur përgjatë Vardarit. Temperaturat do të jenë në rritje. Më pas vranësirat do të rriten, ndërsa mot më të vranët gjatë tërë ditës do të mbajë të shtunën, ndërsa në ditët në vijim do të ketë periudha më të gjata dielli.
Nga e shtuna deri të martën në orët e pasdites dhe të mbrëmjes do të ketë shi lokal, i cili në afat të shkurtër mund të jetë i rrëmbyeshëm dhe i shoqëruar me paraqitjen e rrallë të vetëtimave. Të dielën era do të ndryshojë në veriore dhe kjo do të kushtëzojë uljen e temperaturave të ditës për 4 deri në 5 gradë Celsius në raport me ditën paraprake. Nga e hëna temperaturat përsëri do të jenë në rritje.