Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm me periudha me diell, ndërsa në pjesët e skajshme perëndimore do të ketë reshje lokale të kohëpaskohshme të shiut. Nëpër fushëgropa do të ketë mjegull, por nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës. Në viset më të larta dhe në male do të jetë më ngrohtë. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus pesë deri dy gradë, ndërsa e ditës prej pesë deri 13 gradë.
Në Shkup do të mbajë mot i ngjashëm, në mëngjes me mjegull dhe i qetë, nga mesi i ditës do të ketë heqje të mjegullës e cila në orët e natës sërish do të formohet. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri minus dy, ndërsa e ditës do të ngritet deri pesë gradë.