Moti në Maqedoni do të jetë stabil me temperatura të ulëta të mëngjesit, të cilat në disa vende do të ulen nën -10 gradë Celsius. Nga fundi i ditës vranësirat do të rriten. Paradite në disa fushëgropa do të ketë paraqitje të mjegullës.
Temperaturat më të ulëta do të lëvizin deri -12 gradë, ndërsa më të lartat deri 5 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë i ndryshueshëm me periudha të diellit dhe temperaturë prej -6 deri 1 gradë Celsius.