Mot të ndryshueshëm me vranësira, me erë dhe të ftohtë kemi sot në Maqedoni. Reshje të dobëta të borës ka në Mavrovë dhe Llazaropole. Shtresë të borës ka në Pretor – 3 centimetra, Krushevë 5, Mavrovë 13 dhe Llazaropole 16 centimetra.
Temperatura më e ulët sot në mëngjes është matur në Mavrovë -11, Krushevë dhe Llazaropole -10, Berovë dhe Gjurishte -7, Puzharan, Pretor, Ohër, Topollçan dhe Dibër -6, Tetovë -5, Vinicë, Prilep dhe Kriva Pallankë -4, Manastir -3, Kumanovë, Demir Kapi, Shtip dhe Strumicë -2, Shkup -1, Dojran 0 dhe Gjevgjeli 1 gradë.
Gjatë ditës moti do të jetë me vranësira mesatare, me erë të përforcuar përgjatë Vardarit nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të jetë në interval prej -2 deri 6 gradë. Në Shkup, mot me vranësira mesatare me erë të matur deri të përforcuar veriore. Temperatura maksimale do të arrijë deri 3 gradë.