Nga dita e shtunë vijon periudhë e motit me vranësira dhe me kushte për reshje të shiut. Temperaturat në mëngjes do të rriten, ndërsa temperaturat ditore do të jenë pa ndryshime, kumtojnë nga Enti Hidro-Meteorologjik.
Moti sot do të jetë i ftohtë dhe me erë, gjatë ditës do të jetë mot me diell dhe me vranësira mesatare, ndërsa gjatë pasdites vranësira do të rritet, posaçërisht në pjesët jugore ku do të ketë kushte për reshje të shiut. Temperaturat në mëngjes do të lëvizin prej -3 deri në 6 gradë celsius, ndërsa temperatura ditore nga 19 deri 25 gradë celsius. Në Shkup moti do të jetë me diell, ndërsa gjatë pasdites do të ketë vranësira mesatare dhe erë të dobët jug-lindore. Temperatura do të lëvizin prej 1 deri 23 gradë celsius.

