Moti në Maqedoni do të jetë kryesisht me vranësira të ndryshueshme, paradite me kushte për reshje lokale të shiut me intensitet më të dobët. Pasdite vranësirat do të zvogëlohen dhe reshjet do të ndalen. Do të fryjë erë mesatare deri e përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor. UV indeksi do të arrijë 6.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 13 deri në 19 gradë, ndërsa ajo e ditës prej 24 deri në 33 gradë Celsius.
Në Shkup moti do të jetë me vranësira të ndryshueshme e me periudha të ngrohta dhe me erë mesatare deri të përforcuar nga drejtimi perëndimor dhe jugperëndimor.
Të mërkurën do të ketë kushte për reshje afatshkurtra lokale të shiut, në pjesën veriperëndimore të vendit. Pastaj, ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot stabil dhe pak më i freskët, por më tej temperatura e ditës do të ketë tendencë në rritje graduale.
Data 28.08.2026
Aktuale
- Kancelari gjerman paralajmëron kundër planeve për rritje masive të buxhetit afatgjatë të BE-së
- Nora Isrefi merr vëmendjen me linjat trupore, ndërsa publikon fotografi provokuese me bikini nga pushimet në jug të Shqipërisë
- Tre shtetas të Maqedonisë humbën jetën në një aksident trafiku në Slloveni
- Aksion i madh policor: Midis të arrestuarve edhe një e mitur 16-vjeçare!
- Flakët përfshijnë Malin e Thatë, zjarr i madh mbi fshatin Kopanicë
- Momenti i shumëpritur! Ana zbulon gjininë e foshnjës, emocionet janë të mëdha
- Kryqi i Kuq: Të paktën 10.000 familje humbën shtëpitë nga përmbytjet e befasishme “katastrofike” në Nepal
- Privohet nga liria 48 vjeçari nga Kumanova, dyshohet se sulmoi djalin e mitur dhe tentoi të sulmonte edhe bashkëshorten


