Moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla deri në mesatare, rreth mesditës dhe pasdites mot jostabil me reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima, posaçërisht në pjesët perëndimore dhe verilindore. Do të fryjë erë e dobët deri në mesatare nga drejtimi jugor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej 9 deri në 15, ndërsa ajo e ditës nga 24 deri në 31 gradë Celsius.
Edhe në Shkup dhe rrethinë pasdite do të jetë jostabil me kushte për reshje të rrëmbyeshme lokale të shiut dhe bubullima. Temperatura do të lëvizë nga 13 deri në 30 gradë Celsius.