Moti sot në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme dhe me më shumë periudha dielli, sidmos në orët e pasdites. Nga dita e martë vranësirat do të zvogëlohen dhe do të mbizotërojë mot kryesisht me diell me rritje të temperaturave ditore.
Në Shkup mot i ngjashëm, me vranësira të ndryshueshme dhe me diell në orët e pasdites. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në zero, ndërsa e ditës do të arrijë deri në shtatë gradë.
Për shkak të zvogëlimit të vranësirave, temperaturat e mëngjesit në shumë vende do të jenë negative dhe në rënie. Deri nga mesi i javës do të fryjë erë veriore përgjatë Vardarit, e cila të mërkurën kohë pas kohe do të përforcohet.
Të premten dhe të shtunën temperatura ditore do të lëvizë prej 10 deri 15 gradë.