Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut, në vendet më të larta reshje të borës. Reshje më të konsiderueshme priten në pjesët perëndimore të vendit. Do të fryjë erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi verilindor, përgjatë Luginës së Vardarit sërish do të forcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në tetë, ndërsa ajo e ditës prej nëntë deri në 15 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë i vranët me kushte për shi të dobët të kohëpaskohshëm, veçanërisht në orët e paradites. Do të fryjë erë e kohëpaskohshme mesatare e përforcuar veriore. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në gjashtë, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në 12 gradë Celsius.
Pastaj pritet stabilizim i motit. Do të vazhdojë të fryjë erë mesatare në të forcuar, por më shumë e theksuar përgjatë Luginës së Vardarit dhe do të shkaktojë ulje të temperaturës së ditës.

