Moti në Maqedoni do të jetë me diell, ndërsa gjatë ditës në viset malore do të ketë dukuri të vranësirave të vogla mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi juglindor.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri shtatë gradë, ndërsa e ditës prej 18 deri 24 gradë.
Në Shkup kryesisht do të mbajë mot me diell, me erë të dobët deri mesatar nga drejtimi juglindor. Temperatura e mëngjesit do të zbresë deri 4, ndërsa e ditës do të ngritet deri 23 gradë.
Pa ndryshime të dukshme do të ejtë moti edhe të dielën kur temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 19 deri 25 gradë.
Të dielën nga fundi i ditës, duke filluar nga perëndimi, vranësirat do të rriten dhe me fillimin, por edhe gjatë javës së ardhshme, moti do të jetë i ndryshueshëm dhe më i freskët me reshje lokale të shiut, kohë pas kohe edhe me intensitet të matur. Në viset më të larta janë të mundura edhe reshjet e kohëpaskohshme të borës. Temperatura ditore do të shënojë rënie, kështu që të hënën pritet të lëvizë prej 14 deri 20 gradë, ndërsa më e ulëta të martën prej 12 deri 18 gradë.