Sot në mëngjes po mban mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha me diell. Parashikohet që pasdite të ketë rritje të vranësirave, të cilat mund të shoqërohen me reshje të shiut dhe bubullima.
Temperaturat e mëngjesit lëvizin prej 12 deri 18 gradë celcius, ndërsa gjatë ditës pritet të jenë në interval prej 20 deri 32 gradë celcius. Do të fryjë erë nga ana veriore.

