Moti në Maqedoni do të jetë me diell me erë të dobët nga drejtimi verior.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej minus tre deri në tre, ndërsa e ditës prej 13 deri në 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbajë mot me diell me erë të dobët nga drejtimi verior. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një gradë Celsius, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 18 gradë Celsius.
Edhe gjatë fundjavës moti do të jetë kryesisht me diell dhe i nxehtë me rritje të temperaturave të ditës.
Nga e hëna nën ndikimin e një sërë valëve të lagështa ajrore do të mbizotërojë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të përkohshme të shiut me intensitet të ndryshueshëm.

