Moti në Maqedoni sot do të jetë kryesisht i vranët me paraqitje të dobët të mjegullës në fushëgropa dhe në lugina, ndërsa në vendet më të larta dhe në male do të ketë periudha me diell. Lokalisht ende është e mundur të ketë reshje shiu veçanërisht në pjesët jugore dhe perëndimore të vendit, ndërsa në male do të ketë reshje të dobëta të dëborës. Në vendet më të larta dhe në malet do të fryjë erë e lehtë deri në mesatare me drejtim juglindor.
Në Shkup, moti do të jetë kryesisht i vranët dhe i qetë. Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në një, ndërsa ajo e ditës do të arrijë deri në nëntë gradë.
Deri në fund të javës moti do të jetë stabil dhe i thatë me rënie të lehta të temperaturave. Nga fillimi i javës së ardhshme do të ketë rritje të temperaturave ditore, ndërsa temperaturat e mëngjesit do të jenë në rënie.